Tiri fituesi i “The Voice 5”, çelen audicionet për 6!

16/04/2016 00:00

Tiri Gjoci është fitues i edicionit të 5-të të “The Voice”, në një mbrëmje të gjatë dhe me shumë emocione. Ai arriti të marrë votat e publikut për të rrembyer edhe trofeun e këtij edicioni.

Por rrugëtimi i “The Voice” vazhdon pa u ndalur. Audicionet për “The Voice 6”, kanë nisur dhe për të gjithë ata që duan të prekin këtë ëndërr mund të aplikojnë këtu.

Mjafton të plotësoni formularin online në këtë link që të mund të bëheni pjesë e këtij formati.

Top Channel