Papa Françesku ndodhet në Ishullin Lesbos ku po takon nga afër refugjatët e stacionuar në Greqi për të treguar mbështetjen e tij ndaj eksodit.

Papa tha se udhëtimi i tij dëshmon “katastrofën më të rëndë humanitare që prej Luftës së Dytë Botërore”.

Papa Francesku në Lesbos u prit nga kryeministri grek Aleksandër Tsipras dhe me kreun e kishës ortodokse Patriarkun Ekumenik Bartolomeu, ku së bashku dërguan mesazh humanizmi në viziten tek qendra e pritjes dhe regjistrimit të emigrantëve në këtë ishull. Ata u takuan edhe me përgjegjësit për mbarëvajtjen e këtij hotspoti.

Ngjarja mbulohet nga 400 gazetarë nga vende të ndryshme të botës. Qëllimi kryesor i kësaj vizite historike është përcjellja e një mesazhi  të fortë humanizmi dhe solidariteti mbarëbotëror në  perballimin e krizës se refugjatëve.

Top Channel