“Top Music Awards 2016” po vjen…

16/04/2016 00:00

Top Media është tashmë shumë pranë realizimit të një tjetër ngjarjeje të rëndësishme muzikore, një projekt të parin të këtij lloji në Shqipëri, “Top Music Awards”; një ngjarje që ecën paralel me emra botërorë, si “MTV Music Awards”, “EMA”, “VMA”, “Grammy’s”, etj.

Artistët më në zë të muzikës shqiptare do të përballen në një garë të fortë, ku fiton cilësia, tendenca, risia, etj.

“TMA” do të sjellë më 24 qershor një shfaqje spektakolare, ku nuk do mungojnë performancat live, teknologjia e lartë dhe ku do të akordohen 12 çmimet muzikore për artistët më të mirë të trevave shqipfolëse.

Hapi i parë drejt njohjes së këtij projekti dhe promovimit të tij është konferenca për shtyp që do të mbahet të martën, më 19 Prill, tek Hotel “Sheraton Tirana”.

Në këtë konferencë, stafi krijues do të zbulojë për herë të parë para gazetarëve detajet lidhur me organizimin e “Top Awards”, kategoritë, çmimet dhe të ftuarit specialë.

Kjo konferencë për shtyp do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Top News.

Top Channel