Los Anxhelos, apo qyteti i engjëjve, tashmë njihet edhe si kryeqyteti i të pastrehëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi 44 mijë persona mbijetojnë pa një shtëpi, edhe pse ndodhen shumë pranë Hollivudit dhe njerëzve të famshëm e të pasur. Shumë prej tyre flenë nëpër makina të vjetra, tenda apo baraka.

Autoritetet janë shprehur se numri i të pastrehëve është rritur me 20%. Aktualisht është shpallur gjendja e emergjencës dhe janë kërkuar 100 milionë dollarë për të zgjidhur krizën e këtyre personave, që dita ditës po shtohen.

Rreth 800 persona jetojnë përgjatë shtretërve të lumenjve dhe janë të rrezikuar vazhdimisht nga përmbytjet. Një grup i madh jetojnë edhe në qendër të qytetit, nën ura apo përgjatë linjave hekurudhore.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel