Tenis, Federer eliminohet në çerekfinalen e Mastersit të Montekarlos nga Tsonga

15/04/2016 00:00

Nadal-Murray dhe Monfils-Tsonga janë çiftet gjysmëfinaliste të Mastersit të Montekarlos në tenis. Ishte francezi Jo-Wilfried Tsonga ai që shkaktoi surprizën në çerekfinale, duke eliminuar zviceranin Roger Federer, të cilin e mundi 6-3, 2-6 dhe 5-7.

Në këtë mënyrë, Federer nuk do të mund ta fitojë edhe këtë vit turneun që nuk e ka fituar kurrë në karrierën e tij të mbushur me suksese.

Në ndeshjet e tjera çerekfinale, Andy Murray mundi Milos Raonic 6-2 dhe 6-0, Rafael Nadal mposhti Stan Wawrinkën 6-1 dhe 6-4, ndërsa Gael Monfils kaloi me lehtësi Granollers-Pujol me rezultatin 6-2 dhe 6-4.

Top Channel