Ky i “The Voice of Albania” ka qenë një nga edicionet me më shumë të papritura, me formula të reja gare e sidomos me konkurrentë të fortë. Nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia erdhën zëra shumë të mirë, që krijuan skuadra të forta e që i vunë jo pak në vështirësi katër trajnerët. Pas rrugëtimit disajavor, finalja këtë të premte do të flasë me zërin e Tiri Gjocit dhe Lorenc Hasramës. Fituesin e zgjedh publiku.

Ata janë kaq të ndryshëm sa edhe të ngjashëm. Nëse do të kishte një koeficent, si në rastin e ndeshjeve të futbollit, të dy do të kuotoheshin njësoj. Mundësia për të fituar, si njëri ashtu dhe tjetri është e njëjtë.

Videot e audicioneve të tyre të fshehura në Youtube kanë pak a shumë të njëjtin numër klikimesh… Të barabartë janë edhe në facebook: të dy kanë nga 2200 miq dhe fansa.

Të dy jetojnë në Tiranë, ndjekin shkolla muzike, të dy e kanë zbuluar qysh në moshë të hershme pasionin për muzikën dhe po të dy kanë qejf të performojnë live në koncerte, apo edhe në club-et e natës.

Ajo që dihet me siguri është që sot fitues është edhe Sidrit Bejleri. Ai do të marrë trofeun e tretë nga “The Voice”, pasi ka fituar edhe dy herë të tjera më parë me konkurrentët e tij

Top Channel