A duhet mbajtur gjalpi në frigorifer? Ja përgjigja

15/04/2016 00:00

Sigurisht që na pëlqen gjalpi dhe ka mjaft të mira prej tij, po kur e nxjerr nga frigoriferi është i vështirë të hapet në një fetë bukë apo të tretet në një filxhan çaj.

“Telegraph” ngre pyetjen nëse duhet të mbahet gjalpi në frigorifer, apo në një tas gjalpi?

Përgjigja e thjeshtë është ‘Po’, gjalpi mund të mbijetojë dhe pa e vendosur në frigorifer. Megjithatë ai nuk rron më shmë se një javë, dhe nëse qëndron në temperaturë mbi 22 gradë Celcius kthehet në rrezik.

Gjalpi bëhet nga qumështi, dhe qumështi ruhet në temperatura të freskëta. Por gjalpi ka përmbajtje të lartë yndyrnash, dhe kripë, në gjalpin e kripur që parandalon rritjen e baktereve si tek produktet e tjera të qumështit.

Për më tepër, gjalpin mund ta ruani në temperaturën e dhomës, sigurisht nëse dhoma ka një temperaturë të moderuar.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) thotë se gjalpi është shumë mirë dhe në “temperaturën e ambientit”. Por kjo temperaturë ambienti duhet të jetë nën 22 gradë Celcius. Nëse kalohet kjo temperaturë atëherë vendoseni gjalpin në frigorifer. Dhe mos harroni, kjo për jo më shumë se një javë.

Në rast se keni një sasi gjalpi që do të konsumohet për më shumë se një javë, FDA këshillon që ta ruani atë në ngrirje.

Top Channel