“Jam në një lidhje dashurie magjike”

15/04/2016 00:00

Lidhjen e saj me Calvin Harris është munduar ta mbajë larg lajmeve kryesore, më shumë se një vit më parë, por Taylor Swift flet mbi romancën e saj si diçka ‘magjike’.

Duke folur për American Vogue, 26-vjeçarja thotë se dëshiron ta mbajë këtë romancë për vete dhe t’i shijojnë gjërat në mënyrë private.

 “Tashmë jam në një lidhje magjike. Dhe sigurisht që do të doja të të ishte vetëm e jona, jo shumë e ekspozuar… kjo është e vetmja gjë që e imja në jetën time personale. Thjesht po i marrë gjërat siç më vijnë”, ka thënë Taylor.

Taylor ka pasur disa romanca kalimtare në të shkuarën me Jake Gyllenhaal, Harry Styles, dhe Taylor Lautner, por pranon se vëmendja për jetën e saj personale u fokusua pas njohjes me të dashurin aktual.

“Ju e dini unë kam pasur lidhje normale kur isha 20 vjeç, dhe sigurisht i kam kaluar. Kërkonte shumë punë dhe vendimmarrje. Unë nuk pata asnjë lidhje për dy vjet e gjysmë. Mos duhet të kisha? Jo”, vijon rrëfimin e saj këngëtarja.

Top Channel