Guardiola do Manajn tek City

15/04/2016 00:00

Paraqitjet e Rey Manajt me Interin, ndonëse me “pikatore” kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Europë.

Sipas “goal.com”, klubi i Manchester Cityt ka dërguar disa vëzhgues në Itali për të parë nga afër sulmuesin shqiptar, i cili është paraqitur pozitivisht sa herë që trajneri Mancini i ka dhënë mundësinë që të zbresë në fushën e lojës.

Klubi zikaltër nuk ka ndër mend ta shesë kartonin e këtij sulmuesi, pasi e sheh si një yll të së ardhmes.

Por Interi do të ishte i hapur ndaj huazimit të tij në Serinë A apo B në sezonin e ardhshëm, në mënyrë që Manaj të luajë më rregullisht.

Top Channel