Një fund i lumtur për serinë e dytë të “Fifty Shades”

15/04/2016 00:00

Mesa duket “50 Shades Darker” do të na japë disa detaje rreth jetës bashkëshortore të Z. dhe Znj. Grey, ku Dakota Johanson dhe Jamie Dornan bëjnë prova si një çift i sapomartuar.

Aktorja 26-vjeçare shfaqet në setin e xhirimit në Vankuver të Kanadasë me një unazë martese, ndërkohë që përgatitet për xhirimin e serisë së dytë të “Fifty Shades”.

Edhe pse të veshur “Casual” të dy aktorët duken mjaft të angazhuar në rolet e tyre. Në foto shihet Christian Gray duke i dhuruar Anastasias një “Audi 8” si kurorëzim i martesës së tyre.

Fansat e trilogjisë e presin me padurim serinë e ardhshme dhe asnjë kritikë nuk mund ta mposhtë entuziazmin që ata kanë për filmin që theu rekorded e “Box-Office”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel