Koleksioni i Marylin Monroe në ankand

14/04/2016 00:00

Koleksion i madh në botë i relikeve të Marilyn Monroe do të shkojë drejt ankandit më 19 nëntor në Los Angelos, duke nxjerrë në shitje kostumet skenike nga filmat “Some Like It Hot” dhe “There’s No Business Like Shoë Business”.

Në tërësi, koleksioni në pronësi të britanikut David Gainsborough Roberts, kap vlerën e 3 milionë dollarëve. Përveç kostumeve apo të tjera veshjeve personale të seks-simbolit të viteve ’50-të, koleksioni përmban postera, bizhuteri, receta personale dhe sende të tjera të Monroe.

Sinkron kostumografe Jennifer Lorenzi
“Ne do të shfaqim sende personale nga jeta e saj. Ky është një dimension shumë intim i Marilyn Monroe”, tha Jennifer Lorenzi, kostumografe.

Pritshmëritë për ankandin janë të larta. Shitjet pritet të kapin vlerën deri në 400 mijë dollarë. E ndërsa vetëm vlera e një fustani Marilyn Monroe kushton nga 100.000 deri në 200.000 dollarë.

FOTO GALERI
1/28

Top Channel