“Plako t’majt e jotja” rikthehet në Tiranë

14/04/2016 00:00

Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, Gent Hazizi, rikthehet në skenën e Teatrit të Metropolit me “stand-up” komedinë “Plako t’majt e jotja”.

Pas suksesit që pati në premierën e saj, por edhe në turin në të gjithë Shqipërinë, Gent Hazizi e rikthehen në kryeqytetin shqiptar shfaqjen e tij.

Në shfaqjen “Plako t’majt e jotja”, trajtohet lufta e përditshme në familje, lekët që nuk dalin asnjëherë, gruaja që vetëm ankohet, kërkesat e panumërta të fëmijëve dhe propaganda politike.

Batutat e goditura, humori i zgjedhur dhe interpretimi brilant do të jenë një zgjedhje e shkëlqyer në fundjavë për publikun kryeqytetas.

Top Channel