EuroMilions, shifër rekord në Britaninë e Madhe

14/04/2016 00:00

EuroMilions ka një fitues në Britaninë e Madhe. Shumë e grumbulluar prej 51.8 milionë paundë është fituar nga dikush dhe vetë kompania që menaxhon lotarinë në vendin ishullor i ka bërë thirrje që të dalë përpara.

Kompania thotë se fituesi duhet të presë deri në konfirmimin e biletës, që është çështje burokratike, për të marrë në shtëpi shifrën më të madhe të fituar në dy vitet e fundit.

“Lotaria kombëtare po pasuron njerëzit më shumë se kurrë. Që prej muajit tetor më shumë se 100 persona kanë fituar shuma të majme, përfshirë këtu katër çmime të mëdha”, deklaroi një zëdhënës i “National Lottery”.

Në muajin shkurt në këtë lotari një person fitoi 25 milionë paundë, ndërsa javën e shkuar një tjetër fitoi 35.1 milionë.

Shuma prej 51.8 milionë paundësh e fituar këtë herë hyn në shumat rekord, por nuk është më e madhja. Në vitin 2012, Adrian dhe Gillian Bayford fituan 148 milionë paundë, në 2012 një tjetër fitoi 113 dhe në 2014 bileta fituese ishte 107 milionë paundë.

Top Channel