Manchester United heq dorë nga Mourinho

14/04/2016 14:30

Kalimi i Jose Mourinhos te Manchester United u duk fakt i kryer, por në të vërtetë nuk rezulton kështu. Orët e fundit, drejtuesit e “Djajve të Kuq” duket se kanë ndryshuar mendje dhe kanë hequr dorë nga ideja për të sjellë në “Old Trafford” teknikun portugez, për t’ia lënë Ryan Giggsit procesin e rindërtimit të skuadrës.

Mësohet se padronët amerikanë të Manchester United preferuan më shumë t’i përmbahen traditës së tyre për të pasur në stol trajnerë jo shumë të famshëm, ndërkohë nuk i tërhqite as ideja për të krijuar edhe një sfidë tjetër me Manchester City, që tashmë ka siguruar Guardiolën.
 
Duke parë këtë situatë, dilemat për destinacionin e ardhshëm të Mourinhos shtohen. Reali i Madridit është konsideruar gjithnjë si një mundësi për luzitanin. Sigurisht, Zinedine Zidane ka fituar pikë pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë Florentino Perez vazhdon të tundohet nga ideja për të kthyer në “Santiago Bernabeu” portugezin.

Një opsion tjetër për Mourinhon është edhe Paris Saint Germain, drejtuesit e të cilit duket se nuk e kanë pritur mirë eliminimin nga Liga e Kampioneve. Padroni i këtij klubi Al-Thani javët e ardhshme do të përcaktojë strategjitë për sezonin e ri dhe pritet të kuptohet nëse drejtimi i skuadrës do t’i mbetet Blancut apo do të kërkohet zëvendësuesi i tij.

Top Channel