Këngëtari rrëzon fansen nga skena teksa bënte selfie (VIDEO)

14/06/2016 00:00

Një bandë muzikore amerikane e rrymës punk “The Story So Far” është kritikuar ashpër gjatë performimit në Toronto’s Mod Club për shkak të një incidenti.

Në videon që është parë më shumë se 500 mijë herë, një vajzë hipën në skenë për të bërë një selfie me bandën, teksa grupi muzikor po luante intron e këngës së radhës.

Lideri i grupit, Parker Cannon shkoi pas saj dhe e shtyu nga skena. Vajza fluturoi mes brohorimave të turmës. Pavarësisht aktit të dhunshëm, fansa të tjerë hipën më pas në skenë, por nuk u sulmuan nga këngëtari.

Top Channel