Gabi: Ishte penallti. Arbitrat ka raste që të favorizojnë, ka raste që jo…

14/04/2016 00:00

Gabi, kapiteni i Atletico Madrid, foli pas ndeshjes së fituar 2-0 ndaj Barcelonës dhe u tregua i sinqertë për rastin e 11-metërshit që kërkuan lojtarët e ekipit katalanas në fundin e takimit, ku vetë mesfushori preku topin me dorë në zonë.

“Po, e ndalova topin me dorë. Arbitri e dha faull, unë isha në vijën e zonës, por nuk e di nëse e ndalova topin jashtë apo brenda saj. Arbitrat ka raste që të favorizojnë dhe ka raste që jo. Gjithsesi, nuk duhet të merremi me këtë episod, pasi e merituam kualifikimin“, tha kapiteni i skuadrës së drejtuar nga Simeone.

Atletico fitoi me 2 gola të francezit Griezmann, duke përmbysur humbjen 2-1 që pësoi në Camp Nou një javë më parë. Kur u pyet nëse Atletico tashmë është favorit për titullin, Gabi u përgjigj: “Është shpejt akoma, jemi në gjysmëfinale dhe jo në finale. Duhet të vazhdojmë të punojmë me kokën ulur“.

Top Channel