Një nga njerëzit më të gjatë në botë ndahet nga jeta

14/04/2016 00:00

Një prej njerëzve më të gjatë në botës, çeku Tomas Pustina ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçare pas një ataku kardiak.

Prej kohësh, Tomas, i cili ishte të paktën 2.26 metra i gjatë, vuante nga probleme shëndetësore, por megjithatë kjo nuk e pengoi atë të merrte pjesë në një film horror së fundmi, së bashku me yllin Salma Hyek.

Iveta Zackova, motra e të ndjerit dhe lajmin e hidhur. “Tomas vdiq në gjumë në paqe. Zemra e tij dështoi. Ne do ta varrosim këtë javë në një funeral me njerëzit e afërt”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel