Biçikleta 8 mijë paund nuk mund të vidhet kaq lehtë

14/04/2016 00:00

E mendoi të lehtë dhe…nuk u mendua dy herë. Një i ri në Kembrixh, Angli, tentoi të vidhte një biçikletë me vlerë 8 mijë paund në dyqan, por nuk ia arriti qëllimit.

Hajduti mori biçikletën “Giant Defy SL” dhe doli me shpejtësi nga dera për t’u larguar me të, por nuk funksionoi. Stafi i dyqanit duket se e kishte menduar se herët a vonë, një tip i tillë, do të tentonte të kryente vjedhje dhe i kishin hekur pedalet biçikletës.

Menjëherë sapo ky i ri vuri re se bixhikleta ishte pa pedale, ai e la atë jashtë dyqanit dhe u largua me shpejtësi me një makinë që e shoqëronte. Stafi i dyqanit doli jashtë me shpejtësi, por nuk arritën ta ndalonin hajdutin.

Kalimtarët arritën ta dallonin targën e makinës dhe ia raportuan atë policisë, por megjithatë, hajduti ende nuk është identifikuar.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe publikoi pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, për të shpresuar në identifikimin e autorin që tentoi të bënte të tijën biçikletën 8 mijë paund.

Top Channel