Supergol i Manajt, Interi fiton ndaj Juves Kupën e Italisë për të rinj

14/04/2016 00:00

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në finalen e Kupës së Italisë për të rinj, ku Interi zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës ndaj Juventusit, duke fituar ndeshjen e kthimit 2-1. Zikaltrit kishin fituar edhe në Torino 1-0.

Talenti shqiptar realizoi një supergol në minutën e 76 të ndeshjes, atëherë kur Interi humbiste 0-1, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89 të ndeshjes, pas dy të verdhëve.

Në minutat e fundit, Interi shënoi edhe golin e sigurisë me Zontan, për të ngritur më pas trofeun e Kupës brenda në “San Siro”.

Manaj dhe portieri i Interit ishin ndër më të vlerësuarit me notën 6.5, por në paragrafin kushtuar sulmuesit kuqezi shkruhej se përveçse shënoi një gol spktakolar, ka humbur edhe të paktën dy raste të pastra për shënim.

Top Channel