Keni veshur një bluzë ku është e stampuar fotografia e Vladimir Putin dhe keni hedhur esencë nga parfumi i tij “Leaders nr.1”, por nuk keni ku të shkoni?

Një lokal në Siberi ka menduar për të gjithë fansat e shefit të Kremlinit po ashtu edhe për patriotët rus. E lokalizuar në qytetin Kasnojarsk, kafeneja mban emrin thjesht: “Presidenti”.

Në ambientet e brendshme të saj gjenden foto të Vladimir Putin , që kur ishte i ri e deri tani që mban postin më të lartë të vendit. Koncepti për një biznes të tillë, u erdhi papritur dy bashkëpronarëve , ku njëri prej tyre rrëfen për “The Guardian” se as në Rusi nuk ekziston një lokal i tillë, ndaj pse jo të mos ishte Siberia vendi i parë që hapte një ambient dedikuar tërësisht Vladimir Putin.

Por, edhe pse gjithë lokali është i mbushur me imazhe te tij, i vetmi ambient ku nuk do të ndihet prania e Vladimir Putin është pikërisht tualeti.

Në letrën higjienike është stampuar presidenti amerikan Barack Obama, rivali politik i shefit të Kremlinit, por nuk mungojnë as fotot e Kancelares Merkel e kryeministrit britanik, Cameron.
 
“Realisht më pëlqen ky vend, madje ne kemi filluar të vijmë përpara se ai të hapej zyrtarisht. Ne na mungon ushqimi tradicional rus , ndaj edhe vijmë këtu”, u shpreh një klient.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel