Kur duhet t’ua japim pavarësinë e plotë fëmijëve?

13/04/2016 00:00

Kur është momenti i duhur për t’u larguar nga prindërit? Kur duhet t’i thotë prindi fëmijës: Tani mund të vazhdosh vetë? Këto janë pyetjet që mundojnë të dy palët.

Studiuesit mendojnë se mosha e duhur është 18-vjeç. Prindërit madje përtej frikës që ndjejnë duhet t’ia bëjnë të qartë fëmijës që ai është një mysafir tashmë në shtëpi dhe së pati mjaftueshëm kohë për të mësuar se si t’ia dalë mbanë i vetëm.

Pikërisht tani është koha t’i vësh mësimet në jetë! Por të jetosh më vete është si të bësh një ekskursion në natyrë për herë të parë. Ti nuk di të ngresh një tendë, të ndezësh zjarrin, të gatuash e të hash çfarë të ndodhet.

Duhet guxim, mençuri e vetë administrim. Përvoja e parë është e vështirë, por nëse merr masat, hera e dytë do të jetë e lehtë. Psikologët i nxisin prindërit të mos i mbështesin më financiarisht fëmijët e tyre tashmë të rritur.

Kjo do të ishte helmuese për ta. Do t’i bënit keq vetes dhe fëmijës dhe derisa të kuptoni se nuk është vetëm paraja ajo që u nevojitet, të gjithë do të ndjeni vetëm dhimbje.

Mendoni kohën kur i mësonit fëmijës tuaj biçikletën. Ju kishit frikë për të. Nëse e linit ai do rrëzohej e do gjakosej, por nëse jo, fëmija nuk do të mësonte kurrë ta ngiste.

Kështu është edhe me jetën. Nëse e lë, ai do të rrëzohet fillimisht, por shpejt do të mësojë ekuilibrin. Tani është mungesa juaj që do ta çojë atë drejt suksesit.

Mbani mend se mbështetja juaj për ta nuk është të sakrifikosh paratë, por të sakrifikosh ndjenjat dhe të lejosh dështimin të jetë mësuesi i fëmijës tënd.

Top Channel