Është 19-vjeç, bukuroshe dhe një prej engjëjve të “Victoria’s Secret”. Leonardo DiCarpio nuk zhgënjen as këtë herë me zgjedhjen e tij.

Sipas mediave roze, e dashura më e re e fituesit të çmimit Oskar, është sërish një modele mjaft e bukur dhe shumë më e re në moshë sesa ai. Aktori i njohur u fotografua në shoqërinë e holandezes Chelsey Weimar në Los Angeles.

Edhe modelja ka postuar disa foto në profilin e saj në Instagram, që duket të jenë shkrepur në shtëpinë e Leos. Për momentin asnjë prej të dyve nuk e komenton lidhjen, por e sigurt është se Chelsey është pikërisht prototipi i gruas që mund t’i rrëmbejë zemrën beqarit të famshëm të Hollivudit.

Holandezja sapo ka pozuar për faqen e parë të revistës “Design Scene” është një përdoruese besnike e rrjeteve sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj.

Në fillim të këtij viti, tabloidet raportuan per ndarjen e Di Caprios me modelen e “Sports Illustrated”, Kelly Rohrbach.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel