Kompania që të paguan po të flesh

13/04/2016 00:00

Që të ndjehesh i çlodhur ditën tjetër nevojiten të paktën 7 orë gjumë i rehatshëm dhe këtë duket se e di mirë Mark Bertolini.

Ai drejton kompaninë Aetna në Shtetet e Bashkuara, kompani që vepron në tregun e sigurimeve shëndetësore.

Duke folur për CNBC, Bertolini pretendon se ka gjetur kurën e motivimit dhe performancës për të gjithë vartësit e tij. Cila është? Pagesa për orët e gjumit.

Ai thotë se paguan me 25 dollarë në natë të gjithë punëtorët që i provojnë se kanë fjetur 7 orë gjumë për 20 ditë me radhë.

“Mund të përfitojnë deri në 500 dollarë ekstra në vit”, thotë ai.

Bertolini shprehet i kënaqur me performancën e vartësve të tij dhe thotë se që prej kohës kur është vendosur ky rregull ka një rritje të produktivitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga kompania që ai drejton.

Top Channel