ATP Montecarlo Masters, Federer e Murray në raundin 3

13/04/2016 00:00

Roger Federer e nisi me një fitore shumë të lehtë turneun masters të Montecarlos. Tenisti zviceran u kualifikua për në raundin e tretë të këtij takimi pasi mundi Garcia Lopez me rezultation 2-0.

Numri 3 i renditjes botërore që u kthye në fushat e lojës pas 10 javësh, nuk e pati të vështirë sfidën me Garcia Lopez duke i fituar setet me srezultatin 6-3 dhe 6-4.

Andry Murray e pati më të vështirë kualifikimin për në raundin e tretë të Montecarlos. Tenisti britanik u përball me Herbert duke e mundur atë me rezultatin 2-1.

Murray fitoi me lehtësi setin e parë 6-2, por Herbert barazoi gjithçka duke fituar të dytin 6-4. Në setin final, Murray u rishfaq superior ndaj kundërshtarit të tij duke e fituar këtë set 6-3.

Top Channel