“Mallkimi” Champions, Ibra eliminohet në çerekfinale

13/04/2016 00:00

Ndërsa Cristiano Ronaldo shkëlqen në arenën europiane, krejtësisht e kundërta ndodh me Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez ia dha sërish parakohe lamtumirën Ligës së Kampioneve dhe këtë radhë skuadra që e eliminoi është Manchester City duke konfirmuar se ky eveniment është një mallkim për 34-vjeçarin.

Këtë sezon, Ibrtahimovic luajti çerekfinalen e 9 në karrierë në Ligën e Kampionëve dhe në 8 raste është eliminuar në këtë fazë. Hera e vetme që suedezi e ka parë veten në gjysmëfinale ishte në vitin 2010 me Barcelonën, kur u eliminua nga Interi.

Statistikat e dënojnë rëndë Ibrahimovic i cili në 44 ndeshje të luajtura në fazat me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve ka shënuar vetëm 10 gola.
 
Tani e ardhmja e tij është gjithnjë e më larg PSG sidomos nësë në pankinë konfirmohet Loran Blanc. Ajo që do të kërkojë të bëjë tani Ibrahimovic është që të gjejë një skuadër për të tentuar për herë të fundit suksesin e munguar në Ligën e Kampionëve.

Opsionet nuk i mungojnë ku mund të përmendim Manchester United gjithnjë nëse do të mund të sigurojë kualifikimin apo Bajernin e Mynihut që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Carlo Ancelotti.

Top Channel