“1000 penelata fëmijësh”

13/04/2016 00:00

Një mijë peneleta nga një mijë duar fëmijësh, për të bërë një tablo të madhe pikture nga vet ata. Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur dyert për artistët e vegjël, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti.

Krahas argëtimit, Galeria, Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës synojnë të nxisin edhe solidarizimin e fëmijëve, në një dialog e komunikim, për pikturimin e kësaj kaudroje prej 6 metrash katrorë, që nuk do të jetë e vetmja në këtë nismë.

“Me atë telajo, që pak më parë ishte e bardhë e tani po modelohet, për të marrë format e secilit prej këtyre fëmijëve, që janë ëndrra, dëshira, linja dhe peizazhe të ruajtura në kujtesë brenda tyre. Ky kompozim i kësaj pikture të plotë shumëngjyrësh, të cilin ne e kemi quajtur ‘Një mijë duar, një mijë penela, një mijë ngjyra’ bëhet në muajt e pranverës, sepse janë muaj të dritës, të ngjyrave, muaj që të gjithë fëmijët kanë atë entuziazmin të dalin e të pikturojnë, të bëjnë muzikë, të vallëzojnë apo të dalin për piknik”, tha Artan Shabani.

Ngjyrat janë mënyra, me të cilën vogëlushet shprehin emocionet e tyre. Kjo nismë do të vijojë për një muaj, deri në datën 13 maj në Galerinë Kombetare të Arteve.

Top Channel