“Delegacioni” vazhdon…

13/04/2016 00:00

“Delegacion” vijon rrugën. Filmi me skenar të regjisorit të ndjerë Artan Minarolli, tashmë do të ekranizohet nga Bujar Alimani.Pas kërkesës së shtëpisë filmike ArtFilm, për vazhdimin e projektit të filmit Qendra Kinematografike Shqiptare e ka miratuar këtë kërkesë.

“Ne u përballëm tani përpara një dileme të madhe nëse ky projekt do të vazhdonte apo jo, dhe ana sentimentale e gjithë komunitetit, për të patur edhe me mosprezencën e Tanit një projekt që do të ishte projekti i Artan Minarollit”, thotë Dritan Huqi, Kyetar i Bordit të QKK.

Përvec anës humane bordi ka vlerësuar projektin e Delegacionit si një film që do t’i fliste kohës. Tepër i ndjeshëm ndaj historisë, dhe të drejtave të njeiut, ky film që në krye të herës ishte i projektuar për t’u vënë në jetë.

“Ka një lloj përplasje dhe gjetje jashtë mase interesante të stilit të Minarollit që e çon në një film që është drejt komedisë së zezë po që në thelb ka një histori njerëzore, që në të përgjithshmen e vet është historia e Shqipërisë, e asaj që kemi kaluar”, tha Huqi.

Vetëm një javë më parë, filmi “Delegacion” ka fituar edhe një Grand nga Evropa Krijuese, kryesisht për fokusin ndaj cështjes së të drejtave të njeriut, por edhe skenarit të ndjerë. Element ky gjithmonë i pranishëm në rrëfimet e Minarollit.

Top Channel