Ëndrra e çmendur e një miliarderi rus

13/04/2016 00:00

Mediat amerikane dhe britanike në faqet e tyre shkencore kanë lajmëruar nisjen e misionit “Mission Interstella”, njësoj si filmi i interpretuar nga Matthew Mc Conaughey dhe Anna Hathaway.

Një udhëtim hapësinor drejt Alpha Centauri, ylli më i shndritshëm i konstelacionit Centaur, sistemi yjor më i afërt me tonin, vetëm 4365 vite dritë larg Tokës.

Në fakt është një udhëtim pothuajse i pamundur për qëniet njerëzore, por edhe për misionet aktuale në hapësirë. Deri më tani anija kozmike më e shpejtë, sonda New Horizons, fluturoi drejt Plutonit vitin e kaluar me rreth 33 mijë milje në orë. Kjo do të thotë që do të duhen 20 mijë vite për të dërguar një mision në Alpha Centauri. Megjithatë për miliarderin rus, Yuri Milner, mbështetur nga një konsulet shkencor si Stephen Hawking, dhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, është i bindur që mund të bëhet, falë një mikroanijeje kozmike.

Për këtë Milner, pasuria neto e të cilit nga Forbes vlerësohet me 2.9 miliardë dollarë, ka bërë publik lançimin e programit 10 miliardë dollarësh, për të krijuar anije kozmike me përmasat e një mikroçipi. Këto pajisje do të ushqehen nga një energji diellore.

Por, thotë Milner, do të duhen 20 vite për të ndërtuar të gjithë teknologjinë, e më pas ndoshta dhe 20 apo 30 vite të tjera.

“Ndonjëherë idetë ekstravagante bëhen realitet”, shkruan BBC. Dhe në vitet ’80 janë quajtur ide të çmendura, por sot satelitët janë mjaft të përdorur.

Top Channel