Shay Mitchell: 5 mijë selfie për të zgjedhur perfekten

13/04/2016 00:00

Ndoshta nuk do ta besoni por aktorja kanadeze Shay Mitchell thotë se selfie që ajo poston në Instagram për miliona ndjekës të saj vjen pas rreth 5 mijë përpjekjeve.

Bukuroshja poston përditë për 11.5 milionë ndjekësit e saj nga një foto perfekte. Por në një rrëfim për numrin e ri të revistës Flare, Shay thotë se nuk zgjohet përditë kështu.

Ylli i seralit televiziv “The Pretty Little Liars” ka thënë për revistën se i redakton pak fotot, për të qënë sa më perfekte për Instagramin. “Sigurisht, jam fajtore që kam prekur fotot. Dhe nuk kam frikë tu them njerëzve ‘për të bërë atë foto të mirë, kam bërë 5 mijë të tilla’. Ato foto do të jenë në rrjetin social përgjithmonë”, ka thënë Mitchell.

Top Channel