Benzema turpëron Zidanin (VIDEO)

13/04/2016 00:00

Vuajtën shumë, por në fund ia arritën qëllimit. Reali kaloi në gjysmëfinale të Championsit, duke fituar 3-0 ndeshjen e kthimit ndaj gjermanëve të Wolfsburg.

Një super Ronaldo i siguroi madrilenëve një nga 4 biletat e gjysmëfinaleve. Por, nëse portugezi u tregua i shkëlqyer në këtë takim, Benzema, megjithëse u përpoq shumë, nuk arriti të linte gjurmë në këtë sfidë.

Një nga personat më në presion në këtë 90 minutësh ishte padyshim trajneri Zidane, i cili e tregon këtë në një rast të humbur nga Benzema.

Sulmuesi francez kishte një mundësi të shkëlqyer për të shënuar, por e dërgon topin jashtë portës. Pas humbjes së rastit, Zidane reagon në mënyrë impulsive. Gjatë këtij momenti, atij i shqepen pantallonat, të cilat nuk kishte se si t’i shpëtonin kamerave të shumta në stadium.

Top Channel