“Në palestër, nuk ke pse dukesh si zdromse”

12/04/2016 00:00

Është fanse e madhe e “selfie”-ve në palestër dhe kjo ndoshta është arsyeja që 31-vjeçarja bën tualet përpara çdo seance.

Në një intervistë për revistën “Shape”, Khloe shpjegon: “Nuk ke pse dukesh si zdromse kur bën palestër. Unë blej veshje të bukura për stërvitje dhe zbukurohem, pasi kur ndihem e bukur, kam edhe më shumë motivim për të bërë edhe më shumë ushtrime”.

Khloe vë edhe bizhuteri kur stërvitet, edhe pse nuk rekomandohen aspak.

“Njerëzit qeshin me mua që shkoj në palestër me vathë e byrzylykë, por pse jo. Më bëjnë të ndihem e veshur më bukur”, shpjegon 31-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel