Kryeveprat botërore në qepallat e syve

12/04/2016 00:00

Ata që nuk dinë të vizatojnë në letër e kanë të pamundur të konceptojnë se si mund të vizatohet në trup. Por, një artiste “make up”-i ka treguar talentin e saj duke vizatuar madje në qepallat e syve të saj.

Georgina Ryland, nga Brisbejni i Australisë, pikturon qepallat e syve me kryevepra të ndryshme, duke nisur që nga “Nata me yje” e Van Gogut.

Në qepalla gjen edhe rikrijime të pikturave të artistëve si Katsushika Hokusai dhe Claude Monet.

Top Channel