Leicester drejt titullit, biletat në stratosferë

12/04/2016 00:00

Leicester vazhdon të krijojë hapësira për një vend në historinë e futbollit anglez me sezonin e mrekullueshëm që po përjeton. Skuadra e ‘Dhelprave’ është shumë pranë realizimit të ëndrrës për t’u shpallur kampione në Premier League, pasi kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit.

Në këtë pikë nuk janë të paktë ata tifozë që duan të shohin nga afër skuadrën suprizë teksa ngre trofeun e kampionatit në King Power Stadium në 7 maj, ku do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Everton.

Sipas asaj që publikohet te BBC, biletat  për këtë sfidë u blenë brenda 90 minutave për t’u rishitur më pas për një shifër më të lartë, ku një pjesë e tyre  arritën deri në vlerën e 19 mijë Eurove.

Një situatë e tillë shkaktoi indinjtatën e tifozerisë së Leicester duke bërë që klubi të reagojë dhe të deklarojë se do të marrë masa  për ata që i rishesin apo që tentojnë t’i rishesin këto bileta me një çmim më të lartë se ai i vendosur zyrtarisht.

Nga këto 5 ndeshje të mbetura, Leicester i mjaftojnë 3 fitore për të siguruar përfundimisht titullin historik kampion në Angli.

Top Channel