Milani, “autoshkolla” e trajnerëve

12/04/2016 00:00

Kur Berluskoni i ofroi postin e trajnerit të Milanit Arrigo Sacchit në vitin 1987, trajneri i Parmës në atë kohë kur u kthye në shtëpi i tha familjes së tij se presidenti i kuqezinjve “ishte ose i çmendur, ose gjeni”.

Sacchi, një ish-shitës këpucësh, kishte vetëm dy vite përvojë mbi shpatullat e tij si trajner profesionist dhe Berlusconi vuri një bast të rrezikshëm për të, bast që siç provoi koha u fitua nga numri një i kuqezinjve.

Gradualisht Sacchi do të ndërtonte njërën prej skuadrave më të mëdha të të gjitha kohërave dhe në pak vite të siguronte një sërë trofeshë, brenda dhe jashtë Italisë.

Por sot, 3 dekada më vonë, perceptimi për presidentin e kuqezinjve ka ndryshuar dhe kjo falë sjelljes e deklaratave të tij, rasti më i fundit me Mihajlovic, tashmë ish-trajner i Milanit.

Më 24 mars Berlusconi i premtoi trajnerit serb se do të qëndronte tek Milani nëse fitonte Kupën e Italisë kundër Juventusit, ndeshje që luhet në muajin maj. Megjithatë, të hënën, Miha u informua se “shërbimet e tij nuk kërkoheshin më nga Milani”.

Shkarkimi i tij mbërriti dy ditë pas humbjes me Juventusin në San Siro, ku Milani luajti një lojë të mirë dhe mund të kishte dalë nga San Siro me një barazim po të mos kishte përballë Gianluigi Buffon, që me pritjet e tij u dha bardhezinjve 3 pikët.

Por duket se vendimi për të shkarkuar Mihan ishte marrë para kësaj ndeshje. Pas funeralit të Cesare Maldinit të martën, Berlusconi u takua me Adriano Gallianin dhe Arrigo Sacchin. U mblodhën si miq të vjetër, por në tavolinë nuk u diskutua e shkuara e Milanit, por e ardhmja.

Nga ajo që raporton Goal.com, Galliani ka propozuar Marcello Lippin si një pasues të mundshëm të Mihajlovic, ndërsa Sacchi ka këmbëngulur për trajnerin e Sassuolos, Eusebio Di Francesco. Por Berlusconi duket se e kishte të ndarë mendjen që para kësaj tryeze dhe prej kohësh i kish vënë syrin Cristian Brocchit.

…dhe Silvio merr gjithmonë atë që kërkon. Të hënën u njoftoi shkarkimi i Mihajlovic për t’u zëvendësuar nga Brocchi, trajner i të rinjve të kuqezinjëve, lëvizje që u finalizuan me zyrtarizim të martën nga të gjitha palët.

Për herë të tretë në dy vite e gjysmë, Milani i besohet një ish-lojtari kuqezi pa asnjë përcojë në trajnim. Më parë këtë detyrë e provuan pa sukses Clarence Seedorf dhe Filippo Inzaghi.

Top Channel