Letër alumini për të mashtruar sistemin e alarmit

12/04/2016 00:00

Vendosja e teknologjisë në shërbim të sigurisë në banka ka prodhuar sofistikimin e mjeteve të përdorura nga grabitësit për arritjen e qëllimit të tyre.

Dy grabitës brazilianë u paraqitën me një ide krejt gjeniale për të mos aktivizuar sistemin e alarmit gjatë grabitjes së një banke në Santa Catarina.

Ata kishin hedhur mbi trup letër alumini për të mashtruar valët e sistemit të alarmit dhe arritën të hynin në ambientet e brendshme të bankës duke mbërritur tek arka.

Megjithatë, lëvizjet janë parë nga kamera nga ana e rojeve të sigurisë që kanë ndërhyrë menjëherë duke lënë duarbosh dy grabitësit “e zgjuar” që për fatin e tyre të mirë arritën të largoheshin pa lënë gjurmë.

Autoritetet kanë shpërndarë imazhet me shpresën se dikush mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve, ndërkohë që në media grabitësit janë pagëzuar me nofkëtn “Astronautët” për shkak të veshjes së tyre me letër alumini.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel