Burj Khalifa, qiellgërvishtësja më e lart në botë, dominon Dubain me një lartësi prej 828 metrash. Por, kjo do të ndryshojë pas disa vitesh. Bashkia e këtij qyteti ka zbuluar projektin për një kullë edhe më të lart që do të quhet Dubai Creek Harbour.

Ndërtesa që do të kushtojë rreth 877 milionë euro do të jetë pak më lart se Burj Khalifa, siç bëri me dije Mohamed Alabbar, kreu i shoqërisë “Emar”, që do të drejtojë dhe financojë projektin. Lartësia e saktë e Dubai Creek Harbour do të njoftohet më vonë.

Ndërtesa pritet të përfundojë para “Expo 2020”, aktivitet gjatë së cilit Dubai pret më shumë se 20 milionë vizitorë. E dizenjuar nga arkitekti zvicerano-spanjoll, Santiago Calatrava, kulla u zgjodh mes 5 varianteve.

Ajo është frymëzuar nga një lule zambaku dhe maja e saj kujton imazhin e një minareje, një simbol i rëndësishëm i kulturës islame.
 
Struktura e veçantë e qiellgërvishtëses mund të rrezikojë njohjen e saj zyrtare si godina më lartë në botë. Ndryshe nga Burj Khalifa, Dubai Creek Harbour nuk do të përfshijë rezidenca apo zyra brenda saj.

Do të ketë dhoma hoteli, butiqe e plaftorma të shumta panoramike. Kompania “Emaar” pretendon se kulla do të jetë vepra kryesore e projektit për rizhvillimin e Dubai Creek në zemër të Dubait të vjetër.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel