“Benit nuk i eci vetë” në “Portokalli”

11/04/2016 00:00

“Portokill” solli këtë të diele skenat pas vdekjes së xhaxha Thomait. Beni u rikthye nga emigracioni për të marrë atë që sipas atij i takonte, pasurinë e xhaxha Thomait.

Por, ai përballet me vëllain binjak të Thomait, Thimin, i cili ka pretendime të njëjta.

Ngjarja sa vjen e bëhet më interesante kur Ela tregon se ajo ishte trashigëmitarja e vetme e pronave, plot 10 hektarë plazh në Kakome si dhe 25 milionë eurove që xhaxhai Thomai i kishte në Panama.

Këtu nis edhe “lufta” mes Benit dhe Thimit për të fituar zemrën e Elës, por cilin do të zgjedh ajo?

Top Channel