Bajerni kërkon talentin e Realit

11/04/2016 00:00

Debutoi për herë të parë në fund të sezonit të kaluar me fanelën e Realit të Madridit, por që prej asaj kohe nuk e pa më fushën e blertë me skuadrën e parë “Merengues”.

Pavarësisht kësaj, 17-vjeçari Martin Odegaard ka interesin e klubeve të mëdha, e njëri prej tyre është Bajerni i Mynihut.

Bavarezët konfirmuan këtë të hënë se kanë vendosur kontaktet si me agjentin e talentit norvegjez, ashtu edhe me drejtuesit e Realit.

Bajerni u përpoq të nënshkruajë me Odegaard që në janarin e vitit 2015, para se 17-vjeçari të kalonte në Spanjë me Realin.

“Në atë kohë ishte vendimi i tij dhe duhet ta respektojmë atë. Por në punën tonë ka gjithmonë situata kur merr sinjale dhe sigurisht që ruhen kontakte”, deklaroi drejtori sportiv i Bajernit, Matthias Sammer.

Top Channel