Rastet kur një vetëshkrepje e aparatit fotografik apo e kameras së telefonave inteligjentë kanë përfunduar në tragjedi nuk janë të pakta dhe një i tillë mbërrin nga Kina.

Mediat kineze raportuan vdekjen tragjike të një 19-vjeçarje të pakujdesshme.

Sipas tyre, vajza ishte pjesë e një grupi turistësh që më 9 prill vizituan kopshtet me trëndafila në fshatin Liantang, që çdo vit tërheq mijëra turistë në këtë periudhë.

Duke kërkuar shkrepjen perfekte pranë shinave të trenit, 19-vjeçarja ka injoruar alarmin e trenit dhe thirrjet e miqve të saj për t’u larguar më shumë dhe vizitorët e tjerë u kthyen padashje në dëshmitarë të një horrori.

Megjithëse nuk ndodhej mbi shina, vajza është “thithur” nga treni në momentin që po kalonte dhe ka përfunduar poshtë tij. Përpjekjet për të shpëtuar jetën e saj ishin të kota dhe autoritetet e shpallën të vdekur në vendngjarje.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel