“Ti ishe skllav për një arsye”

11/04/2016 00:00

Një person me ngjyrë ka qënë pre e një sulmi racist të një njeriu të bardhë në muzeun e skllavërimit, si pjesë e një eksperimenti social për të parë se si do të reagonin njerëzit. Rezultati? Zhgenjyes!

“Do të ishte më mirë nëse njerëzit e bardhë do të ishin skllevër, pasi ne punojmë më mirë. Ju ishit skllevër për një arsye o njeri”, ishte një nga sulmet raciste.

Fatkeqësisht, një nga publiku është dakord me faktin se “nëse nje person ka aftësi më të mira, është se atij i jepen më shumë mundësi dhe trajnime”.

Video është postuar online në YouTube nga Trollstation, ku tregohet një irlandez, i cili është aktor, që abuzon verbalist me një tjetër aktor, që është i zi. “Njerëzit e tu e kanë bërë këtë?”, pyet aktori duke iu referuar artefakteve në muzeun ndërkombëtar të skllavërisë në Liverpool.

Vetëm një grua doli kundër tij. E zemëruar në maksimum ajo i thotë “Nuk jam darkod me ty. Po bëhesh fanatik. Askujt nuk i interesojnë mendimet e tua, mbaji për vete. Mendoj se je i sëmurë mendor”.

Eksperimenti social tregon se pjesa më e madhe e njerëzve shohin me mosbesim dhe indiferencë dialogun që zhvillohet.

Top Channel