Karnavalet në Bregun e Fildishtë

11/04/2016 00:00

Duke risjellë skena të kohës kur vendi ishte nën regjimin kolonial francez, fotografitë e mëposhtme tregojnë se si banorët e Bregut të Fildishtë festojnë karnavalet e përvitshme që quhen Popo.

Karnavalet e Bregut të Fildishtë zgjasin një javë dhe organizohen në Abixhan. Karnavalet Popo përfshijnë konkurse gastronomike, bukurie, sportive dhe kërcime tradicionale.

Popo do të thotë maskë dhe pjesëmarrësit në karnavale lyejnë fytyrën me ngjyra të ndryshme për parakalimin. Djem të rinj nga tributë Abure prezantojnë kërcimet e luftës, ndërkohë që risjellin skenat e punës së detyruar në kohërat e kolonisë.

Këto skena janë të rënda për ata që i kanë përjetuar vetë, pasi disa burra shtrihen në tokë, ndërsa ata që luajnë rolin e skllavopronarit qëndrojnë mbi ta me shkopa në duar, gati për të goditur.

Përsa i përket femrave, ato parakalojnë gjysmë të zhveshura.

Bregu i Fildishtë u bë zyrtarisht koloni e Francës në 10 mars 1893. Në vitin 1958 vendi u bë republikë autonome në Komunitetin Francez pas referendumit, ndërsa pavarësinë e plotë e fitoi në 7 gusht 1960.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel