Kur nuk e di se ç’të vjen pas (VIDEO)

11/04/2016 00:00

Ishte duke bërë ski dhe po filmonte veten e saj me një shkop Selfie. Po këndonte një këngë të Rihanna, teksa më pas vuri re se po ndiqej nga një… ari.

Kelly Murphy ishte në Parkun e Sporteve Dimërore, Hakuba në japoni kur po regjistronte veten.

Teksa Kelly po shijonte sportin duke kënduar me të madhe këngën “Work” të Rihanna, një ari i madh shfaqet pas videos që vjen drejt saj.

Edhe pse nuk e arriti asnjëherë Kelly, duket se ai lëviz me shpejtësi tatëpjetë malit. Ajo ka hedhur mënjeherë videon në YouTube, ku shkruan: “Po këndoja këngën Work të Rihanna dhe nuk e dija se ça kisha pas.O zot! Po filmoja veten teksa bëja ski dhe pashë një ari që më ndiqte! Shpëtova mirë!”.

Parku Sportiv i Hakubas ndohet 5 mijë metra mbi nivelin e detit dhe ka pritur lojrat olimpike të vitit 1998. Arinjtë e murrmë janë të shpeshtë në këtë zonë, dhe janë raportuar edhe që kanë sulmuar njerëz. Megjithatë disa komentues në videon e Kelly thonë se ai është thjesht një montazh.

Top Channel