Palermo ka parë Ferrin, rrihen barbarisht tifozët e Lacios (video)

11/04/2016 08:30

Ka qenë nje pasdite lufte ajo e së dielës në Palermo, ku tifozët vendas dhe ata të Lacios janë përleshur barbarisht me njëri-tjetrin.

Mediat raportojnë për shumë të plagosur, ndërsa policia ka vënë në pranga 5 ultras të Palermos, që kanë sulmuar befasisht lacialët.

Pamjet janë shumë të rënda dhe për më shumë tani do të rëndohet skuadra, e cila rrezikon të mos i luajë ndeshjet në stadiumin e saj.

Edhe gjatë ndeshjes ultrasit hodhën sende në fushë, duke e ndërprerë lojën 2 herë.

Palermo ka parë ferrin këtë javë.

Top Channel