Leicester siguron Champions-in, Ranieri shpërthen në lot

10/04/2016 00:00

Historike. Leicester City do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Tifozët e “dhelprave” mund të shohin Cristiano Ronaldon ose Lionel Messin në stadiumin e tyre në vjeshtën e këtij viti.

Fitorja e Leicesiter 2-0 në transfertën ndaj Sunderland dhe fitorja e Tottenham në shtëpi ndaj United 3-0, bëri që “djajtë” që renditen në vendin e pestë, të mbesin 19 pikë mbrapa Leicester kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje.

Kjo i siguron një vend në Top 4 “dhelprave” të cilët në fund të këtij sezoni mund të festojnë edhe titullin, nëse gjithçka ecën sipas planit.

Ndërkohë, pas ndeshjes ndaj Sunderland, trajneri Claudio Ranieri shpërtheu në lot dhe përgëzoi lojtarët për fitoren.

Në intervistën pas ndeshjes, ai tha se do të luftojnë deri në fund, ndërsa u kërkoi tifozëve të vazhdojnë të ëndërrojnë trofeun e ligës.

Top Channel