Trafiku s’i shpëton “djajtë” nga humbja, Tottenham mposht United 3-0

10/04/2016 00:00

Trafiku nuk i shpëtoi “djajtë” e Manchester United nga humbja në Londër. Në “White Hart Line” Tottenham fitoi lehtësisht përballë formacionit të Van Gaal me shifrat 3-0.

Pas fitores së Leicester, “gjelat” reaguan mjaft mirë duke marrë 3 pikë të reja, duke zvogëluar hendekun me liderët aktual të kampionatit në 7 pikë dhe duke mbajtur gjallë shpresat për titull.

Dele Alli, Toby Alderëeireld dhe Erik Lamela shënuan tre gola në harkun kohor prej 6 minutash për të ndëshkuar United, skuadër e cila mbetet katër pikë mbrapa Cityt në luftën për vendin e katërt ose që të dërgon në Europë.

Ndeshja nisi 30 minuta me vonesë, pasi autobusi i skuadrës së Manchester United ngeci në trafik gjatë rrugës nga hoteli ë qendër të Londrës deri në stadiumin “White Hart Line”.

Ndërkohë, Liverpool mposhti në “Anfield” Stoke Cityn me shifrat 4-1. Dopieta e të riut Origi dhe nga një gol i Sturridge dhe Moreno bënë që “të kuqtë” tani të renditen në vendin e 8 në klasifikim.

Top Channel