Skënderbeu bie në Kukës

10/04/2016 00:00

Kukësi ka rihapur kampionati dhe ka arritur shanset për të qenë pjesë e Europa League sezonin e ardhshëm. Ata fituan minimalisht këtë të diel ndaj kryesuesve të Skënderbeut në “Zeqir Ymeri”.

Kukësi-Skënderbeu këtë vit nuk ishte një duel i drejtpërdrejtë për titullin, pasi për të garon vetëm Skënderbeu, por Kukësi nga ana tjetër synon një vend në Europë dhe kjo e bënte më spektakolare sfidën.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Klodian Duro e nisi këtë takim me një ritëm të lartë, duke qenë më kërkues dhe arriti ta gjej golin që në minutën e 21 me Shamtin.

Shehi ishte protagonist i madh si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, me Kukësin që vazhdoi të sulmonte edhe pse ishte në epërsi të një goli. Gjithsesi pritjet e Shehit thjesht sa nuk lejuan Kukësin të thellonte më tej rezultatin pasi 3 pikët në fund gjithsesi i mori ekipi i Duros, pavarësisht se në minutën e 94-tërt, Skënderbeu pretendoi për një 11-metërsh.

3 pikë të merituara për verilindorët, ndërsa një tjetër ndeshje e dobët për Skënderbeun, pas humbjes në Kupë ndaj Laçit.

Në orën 19:00 Partizani do të luajë në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe një fitore e të kuqve do të ngushtonte në 3 pikë distancën nga Skënderbeu kryesues.

Top Channel