Serie A, reagon Napoli, fiton pastër pa Higuain

10/04/2016 00:00

Pas humbjes së një jave më parë në Udine, Napoli ka reaguar këtë javë, edhe pse pa Higuain në sulm, duke fituar 3-0 ndaj Veronës.

Gabiandini ishte autor i golit të parë në minutën e 33, ndërsa Insigne e çoi rezultatin në 2-0, pasi ktheu në gol një 11-metërsh në minutat shtesë të pjesës së parë. Në 45 minutat e dyta, ekipi i drejtuar nga Sarri shënoi edhe një gola me anë të Callejon, duke vulosur në 3-0 suksesin në këtë javë.

Të dielën u luajtën edhe 3 takime të tjera të Serie A, ku Sampdoria fitoi 2-0 ndaj Udineses, Torino mposhti 2-1 në fushën e saj Atalantan. Më herët të dielën, Fiorentina u mposht nga Empoli në fushën e këtij të fundit, 2-0.

Pas javës së 32, Juventusi vazhdon të kryesojë me 6 pikë diferencë nga Napoli.

Në mbrëmje do të luhet ndeshja mes Palermos dhe Lazios, ndërsa ditën e hënë Roma do të pres Bolognan, duke mbyllur edhe këtë javë të Serie A.

Top Channel