Kosovë, aksidentohen 5 automjete; 10 të plagosur

10/04/2016 00:00

Mëngjesin e së dielës, në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident zinxhir, në të cilin janë përfshirë 5 automjete.

Policia e Kosovës ka njoftuar se, si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 10 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas njësiteve të trafikut, në vendngjarje kanë dalë menjëherë edhe njësite të tjera policore, të cilët janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel