Barcelona rrëzohet sërish, kreu ndahet me 3 pikë

09/04/2016 22:40

Duket se humbja e një jave më parë në El Classico nuk ishte krejt e rastësishme për Barcelonën. Një tjetër humbje regjistrohet për katalanasit vetëm 7 ditë më pas dhe kjo nga skuadra e vendit të 9, Real Sociedad, me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol i sheëuar që në minutën ‘5 nga Oyarzabal, që titulli për Barcelonën tanimë të vihet në rrezik.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique është vetëm 3 pikë larg nga Atletico Madrid, me të cilën me shumë vështirësi arriti të fitonte aktin e parë çerekfinal të Champions League, të luajtur në mesjavë.

4 pikë larg ndodhet ndërkohë Reali, por pa shumë shpresa për të hyrë në garën për titull, 6 javë nga përfundimi i kampionatit.

Top Channel