Çfarë ndodh kur SHBLSH ndodhen në autobus?

09/04/2016 00:00

Në repertorin e pafund të roleve që aktorët e Portokallisë kanë sjellë ndër vite padyshim spikasin skeçet që lidhen me përditshmërinë e qytetarëve. Me një humor shumë briland dhe interpretime të zgjedhura grupi ‘The Shblsh’ ka sjellë humor me lëvizjet e qytetarëve me mjetet e shërbimit publik.

Skeçi me udhëtarët që lëvizin me autobus në kryeqytet ka qenë një ndër të preferuarit për të gjithë dashamirët e Portokallisë, ku Gentjan Zenelaj, Ermal Mamaqi dhe Gent Bejko sjellin batuta shumë të godituta dhe që kanë mbetur në memorien e publikut edhe pas kaq shumë vitesh.

Në videon që ju propozojmë sot humori në autobusin e grupit ‘The Shblsh’ nuk duhet humbur.

Top Channel